Rama publikon kurbën e CoVid-19 në Shqipëri, tregon “çelësin e suksesit”: Po nuk lëshuam asnjë centimetër…

Shqipëria

Rama publikon kurbën e CoVid-19 në Shqipëri, tregon “çelësin e suksesit”: Po nuk lëshuam asnjë centimetër…

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:46
Edi Rama

Edhe pse në Shqipëri vijojnë të shtohen dita ditës rastet e reja të infektimit me koronavirus, kurba e përhapjes së CoVid-19 vijon të jetë relativisht e ulët në krahasim me vendet e tjera.

Së fundmi ka qenë vetë kryeministri i vendit Edi Rama i cili ka publikuar një grafik që tregon kurbën e rasteve të infektuar me CoVid-19 në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Në grafikë tregohet rritja e rasteve ditë pas dite ku shikohet se jemi ndër vendet që kanë pasur rritjen më të vogël.

Statusi i Ramës:

Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes. Deri Në Fund.” shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat