Infektohen me Covid-19 edhe tre kyeinfermierë tek Infektivi

Shqipëria

Infektohen me Covid-19 edhe tre kyeinfermierë tek Infektivi

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Tre kryeinfermierë në Spitalin Infektiv kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Tre të infektuarit janë shtruar tek Spitali Infektiv, pasi kanë shfaqur simptoma klinike të koronavirusit.

Paraditen e sotme u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.

Deri tani numri i mjekëve të infektuar që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj Drejtor i Urgjencës Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat