Ankthi i infermieres shqiptare, doli pozitive pa shenja, pas 14 ditësh sërish me koronavirus

Shqipëria

Ankthi i infermieres shqiptare, doli pozitive pa shenja, pas 14 ditësh sërish me koronavirus

Më: 31 mars 2020 Në ora: 19:05
Valbona Karaj

Javë plot ankth për një infermiere shqiptare në Bergamo të Italisë, pasi izolimi i saj nuk ka fund për shkak të testeve që e nxjerrin të infektuar në mënyrë të përsëritur edhe pse nuk ka simptoma.

Valbona Karaj, në intervistë me skype nga banesa e saj në Bergamo, foli me A2 mbi situatën e saj.  Ajo tha se më 12 mars rezultoi pozitive për koronavirusin në një test që i bënë ndërsa punonte në spital.

Infermierja fatmirësisht nuk ka shfaqur simptoma dhe ka respektuar karantinën 2 javore deri më 26 mars. Por sërish në një test të dytë ajo ka rezultuar pozitive edhe pse ka kaluar periudha prej 14 ditëve në izolim dhe sërish pa simptoma e pa telashe për shëndetin.

“Kam qenë në punë. Sapo kishte nisur koronavirusi dhe patëm disa raste të pacientëve që nuk treguan se kanë pasur probleme të ngjashme me gripin. Ne na bënë tamponin dhe unë edhe pse nuk kisha simptoma, rezultova pozitive. Unë vazhdoj të mos kem simptoma. Kam bërë tamponin e dytë edhe pas 14 ditëve dhe sërish nuk kam simptoma. Jam që në 12 mars në izolim"‘ – tregon Valbona që shikoni në foto.

E reja pohon se jeton aktualisht vetëm me vajzën në shtëpi dhe thekson se mundohen të ruajnë distancën. Vajza nuk është testuar dhe është mirë, nuk ka asnjë shqetësim. Ndërsa djalin dhe burrin ndodhen në Gjermani.

"Testimin e radhës do ta bëj rreth datës 12 prill. Deri në atë ditë unë quhem e infektuar dhe nuk mund ta dalë as për të bërë një xhiro poshtë pallatit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat