U shëruan nga Covid 19, 5 pacientë lënë spitalin Infektiv

Shqipëria

U shëruan nga Covid 19, 5 pacientë lënë spitalin Infektiv

Më: 31 mars 2020 Në ora: 20:59
Ilustrim

Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga koronavirusi

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi.

Ministrja Manastirliu thotë se deri tani janë shëruar  52 pacientë me COVID 19.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 20 raste të reja, duke e çuar në 243 numrin e personave të prekur nga COVID-19. Fatkeqësisht, 15 pacientë kanë humbur jetën nga virusi. Deri tani janë testuar 1671 raste të dyshuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat