“Janë hapur disa llafe se…”- Qytetari i ankohet Ramës në telefon për kompaninë. Përgjigjja e kryeministrit

Shqipëria

“Janë hapur disa llafe se…”- Qytetari i ankohet Ramës në telefon për kompaninë. Përgjigjja e kryeministrit

Më: 31 mars 2020 Në ora: 21:31
Edi Rama

Një qytetar nga Korça iu ankua kryeministrit Edi Rama se kompania në të cilët punon mund t’i ndërpresë pagesat e sigurimeve shoqërore gjatë periudhë që janë në shtëpi për shkak të masave kundër koronavirusit.

Kreu i qeverisë tha se ka shumë persona që ankohen për këtë problem, duke nënvizuar se është e ndaluar me ligj një veprim i tillë.

Dialogu:

Rama: Jovan, mirëmbrëma! Si e kam Korçën? Mirë është? Çfarë problemi keni se jeni ankuar?

Jovani: Janë hapur disa llafe këtej nga puna. Punoj në një firmë transport udhëtarësh ndërkombëtare. Kemi dëgjuar disa llafe se duan të na shkëpusin nga sigurimet shoqërore kompania. Është e mundur?

Rama: Dmth që të mos ju paguajnë sigurimet shoqërore?

Jovani: Po! Të mos paguajnë sigurimet gjatë periudhës që jemi në shtëpi.

Rama: U është ndaluar ligjërisht! Nuk është e mundur. Ne do merremi me këtë. Ka raste plot të kësaj natyre. Të përshëndes, kurajo dhe durim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat