Shkon në 67 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, 15 brenda një dite

Shqipëria

Shkon në 67 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri, 15 brenda një dite

Më: 1 prill 2020 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Ka shkuar në 67 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në një postim në Facebook thotë se vetëm dje janë shëruar 15 pacientë.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 15. Vetëm në pak orë, pasditen e djeshme kanë ndërruar jetë dy persona, të cilët ishin shtruar në spitalin infektiv.

Nimri i të prekurve nga koronavirusi deri tani ka shkuar në 243.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat