Borë në pranverë, probleme në Kukës dhe Dibër

Shqipëria

Borë në pranverë, probleme në Kukës dhe Dibër

Më: 1 prill 2020 Në ora: 09:11
Dëbora është rikthyer në Dibër dhe Kukës.

Prej mbrëmjes së djeshme i gjithë territori është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje shiu dhe në zonat malore dëborë.

Dëbora është rikthyer në Dibër dhe Kukës.

Në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia e dëborës ka arritur deri në 30 centimetër.

Si pasojë e dëborës në zonat e thella ka vështirësi në qarkullim, ndërsa akset kryesore janë të kalueshme.

Reshjet e borës në këtë periudhë të stinës ka sjellë dëme në bujqësi dhe pemëtari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat