Testimet per COVID-19, Silva Bino: Kush ka dyshime të vijë e të punojë me ne në terren

Shqipëria

Testimet per COVID-19, Silva Bino: Kush ka dyshime të vijë e të punojë me ne në terren

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:03
 Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të sëmundjeve Infektive në Institutit e Shëndetit Publik, Silva Bino i është përgjigjur kritikëve të cilët shprehin rezerva sa i takon hetimit dhe gjurmimi epidemiologjik për rastet e dyshuara me koronavirusi në Shqipëri.

Përmes një postimi në facebook Bino thotë se hetimi epidemiologjik ka nisur qysh në janar me personat e ardhur nga Kina. 

Shumë njerëz flasin për testim pa e ditur se ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që ai paraqet. Gjurmimi epidemiologjik është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive.

Eshtë gjë e thjeshtë me fjalë e në letër  por jo aq e lehtë ta kryesh ashtu si duhet në terren. Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet ai sidomos në vende si tonat. Për fat të mirë Shqipëria ka një eksperiencë në këtë fushë dhe ka akoma epidemiologë të terrenit të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira analitike dhe e marrin seriozisht këtë punë.  Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë kësaj pune të epidemiologëve tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohe t'i paraqesim e përshkruajmë por do të bëhet dhe kjo jo vetëm në mediat tona por në artikuj dhe prezantime edhe ndërkombëtare.

1. Qysh në janar dhe fillim të shkurtit në Shqipëri janë gjurmuar rastet dhe kontaktet e tyre për personat që ktheheshin nga Kina apo kishin lidhje me vendet e prekura atje.

2.Qysh në fillimet e epidemisë në Itali janë gjurmuar raste të dyshuara për persona që ktheheshin nga Italia dhe kontaktet e tyre. Edhe në rastet e testimit negativ karantina nuk është ndërprerë.

3. Më pas u gjurmuan dhe gjurmohen dhe testohen rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta por edhe të brezit të dytë e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin në terren epidemiologët tanë të terrenit po punojnë çdo ditë pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë.

4. Çdo ditë deri në 12 -2  të natës bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës dhe çfarë do të kryhet në të nesërmen në bashkëpunim me epidemiologët e ISHP.

5. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është kryer apo nuk bëhet është i lutur të vijë këtu e të punojë bashkë me ne dhe epidemiologët e terrenit  në çdo shtëpi për të kapur sa më herët rastet e dyshuara por edhe asimptomatikët i mirëpresim të gjithë pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen në terren dhe jo ex katedra nga shtëpia apo televizori.

6. Sëmundja ka shumë të panjohura akoma por vetëm duke analizuar të dhënat tona dhe mësuar prej tyre dhe duke mësuar nga vende me eksperienca shumë të mira do të mundemi të veprojmë si duhet edhe në të ardhmen.

Çdo  ditë analizojmë, korrigjojmë, përmirësojmë me durim përpara çdo vështirësie.

7. Për ata që studiojnë sëmundjet infektive është një shans të vijnë e të punojnë ne terren pasi këtu vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet epidemiologjia e vërtetë. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila,Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin,  Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri,Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim,  Urim dhe Zylfi e të gjithë skuadrave tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat