Përse po vdesin kaq shumë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri?

Shqipëria

Përse po vdesin kaq shumë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri?

Më: 1 prill 2020 Në ora: 11:20
Ilustrim

Statistikat e të vdekurve kundrejt të infektuarve ka kaluar të gjashtë për qind. Po vdesin pacientë më shumë se në rajon, po konkurrojmë indikatorët negativë të botë. Jemi ende me më pak se 100 të spitalizuar, sipas njoftimeve zyrtare, 74 pacientë.

Por lind pyetja: Pse Infektivi? Pra ne po mjekojmë patologji të rënda me mjekë infeksionistë?

Aranita Brahaj, drejtore e Open Data Albania dhe Institutit Shqiptar të Shkencave, analizon këto pyetje dhe sugjeron se të sëmurët me Covid-19 duhet të trajtohen nga mjekë të specialiteteve për sëmundje të vështira.

"Task forca, përtej videove me shefen e Pavijonit, a ka ndonjë argument nëse do kishte qenë mirë që njerëz që Covid-19 i godet në mushkëri, veshka, zemër, qarkullimi i gjakut të trajtohen me mjekë për specialitete më ekstreme".

Brahaj thotë se këta pacientë të prekur nga koronavirusi duhet të trajtohen në Sanatorium, të asistohen nga reanimatorë që përballojnë sistematikisht trauma dhe terapi më ekstreme se reanimatorët e Infektivit.

Brahaj thotë se duhet të krijohen ekipe me më shumë specialitetez e po ashtu të krijohen ekipe për konsulenca mjekësore me kardiologë, endokrinologë; reanimatorë, patologë, neurologë të pavijoneve ku zakonisht trajtohen raste më me ekstremitet se tek Infektivi.

Në këtë pikë Brahaj pohon se një infeksionist nuk mjafton për COVID-19.

Sakaq departamenti i kërkimit (research) a është krijuar me njerëz që përshtatin dhe zgjerojnë në kohë reale protokolle mjekimi sipas rastit dhe furnizojnë mjekët me të dhëna dhe opinione shkencore?, pyet Brahaj duke kjo metotë pune po ndodh.

Nga ana tjetër, sa specialistë ka Infektivi dhe a është momenti për një spital Covid me ekipe ndër disiplinore.

Zonja Brahaj ndalet dhe në mënyrën si po përballen familjet me të afërmit e sëmurë. Ajo tregon se ka një koordinator që mban çdo 12 orë në komunikim të afërmit e pacientëve.

Por vdekja e të afërmve pa familjen tek koka, dhemb po aq vetë vdekja. "Ndaj trajtimi i Covid-19 tek Infektivi nuk ka qenë zgjedhja e duhur", thotë Brahaj.

"Kaq shumë raste njerëzish të vdekur në një moment që nuk kemi ende 100 vetë të spitalizuar, është një argument me shumë pikëpyetje dhe pakënaqësi. Ndaj ka ardhur koha të shihet pse Infektivi mban peshën e koronavirusit dhe cilët mjekë duhet të punojnë me kartelat e pacientëve të prekur nga COVID-19", apelon zonja Brahaj.

Këto argumente komentohen edhe nga ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai thotë se këto pyetje kërkojnë përgjigje të mirëmenduara dhe shton: "Kemi të bëjmë me jetë njerëzish dhe spitalet tona nuk kanë aspak ngarkesën e spitaleve të Italisë. Nuk kanë madje ngarkesë fare. Atëhere përse kaq shumë vdekje?! Përse ky moskoordimin fatal ndërmjet Infektivit-Sanatoriumit-testit?!

Këtu Manjanj zbulon një fakt të dhimbshëm: "Humbet një kohë e çmuar, të paktën 5 orë, sepse megjithëse konstatimet imazherike janë të qarta që pacienti është në pneumoni bilaterale, pa u bërë tamponi nuk hospitalizohet dot!"

Bazuar në këtë fakt, shtrohet pyetja, çfarë është ky protokoll që po zbatohet me të infektuarit? Dhe e gjitha kjo, në kushtet kur spitalet nuk janë të mbingarkuara, as sa me pacientët e zakonshëm të gripit të stinës.

Ministria e Shëndetësisë duhet të japë shpjegime për këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat