Shqiptari gjeti vdekjen nga koronavirusi, shoku i tij vë kujën: Mallkuar qofsh moj tokë e hidhur

Shqipëria

Shqiptari gjeti vdekjen nga koronavirusi, shoku i tij vë kujën: Mallkuar qofsh moj tokë e hidhur

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:55
Ilustrim

Një i ri shqiptar 28-vjeçar Luçjan Elezi, i cili jetonte Val di Fassa në komunën San Giovanni të Italisë, ka gjetur vdekjen nga koronavirusi.

I riu ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, pak ditë pasi kishte dalë nga spitali ku ishte shtruar për koronavirus.

Pas përmirësimit Luçjani doli nga spitali, pasi testi i parë doli negativ.

Në pritje të testit të dytë konfirmues, i riu u gjet i vdekur pa mundur të marrë konfirmimin e dytë. Shqiptari shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe mushkëritë, duke bërë që të gjejë vdekjen.

I riu jetonte prej kohësh në Itali, ku punonte në ndërtim.

Një shoku i tij i drithëruar nga vdekja e 28-vjeçarit ka thurrur disa vargje vajtuese, duke vënë kujën për humbjen e jetës të të riut.

Me dhimbje më të thellë e më të madhe po i shkruaj këto vargje që më dalin nga shpirti. Ia kushtoj shokut, mikut, e vëllait tim Luçjan Elezi. U nda nga jeta shumë para kohe duke na lanë të gjithëve me zemra të thyera e kujtimin e tij që do të mbetet mes nesh si një shok i paharrueshëm e i papërsëritshëm për vlerat e tij shoqnore e njerëzore, i edukuar, i urtë, e punëtor si ai e askush tjetër. Me pikëllim te madh i dërgoj ngushëllimet me të thella e të sinqerta familjes së tij për këto ditë të vështira e të tmerrshme të kësaj fatkeqësie që na ka ndodhur të gjithëve sepse sot është ditë zie për të gjithë shokë miq e të afërm të gjithë jemi në zi. I përjetshëm qoftë kujtimi yt midis nesh.

O Zot a s’mun prite edhe pak

Me e marrë ne gjirin tan

A kaq shpejt i’u desht me ik

Kaq papritun me na lan

Si s’e majte doren tane

Si nuk pate pak meshirë

Me i’a thy zemren nje nane

Me ia marr djalin ma t’mirë

Ëngjëllin tan si s’e dergove

Si s’e nise at’ me vrap

Atij vdekjen me i’a prit

E mes nesh me nejt dhe pak

Pse kaq shpejt i’a hape deren

Ne parajse me e dërgu

A thu s’pate kerkan tjeter

Me na lan ne tuj lotu

Tash po vjen prap data kater

Ne Janar të motit tjetër

Nje buzqeshje ska me ken

Si dikur n’kohen e vjeter

At’ dit’ Dielli s’ka me nxe At’ nat’ Han

a s’ka me dal Terr’i zi ka me e mbulue

Edhe Qyqja ka me nis vaj

Ka me ftoh me nis acari

Kan me u tha gjethet ne dege

Kurr na ma nat’ dit Janari

Ne ditelindje skemi m’e pershendet

Nëpër fushat aty pari

Ku kaluam fëminine

Ku u rritëm e l’shum shtatin

Lulja jote ma nuk mbin

Edhe lumi ka me u tha

Uji ma nuk ka me rrjedh

Asaj ane ku ne u rritem

Kur e din se ma nuk shkel

Këmba jote e bekuar

Shtati jot si yll i shkruar

Hija jote si vigane

Çehra jote e kulluar

Pyesin shoke e pyesin miq

Për njoftimin tend të rëndë

Tu shpresue fort te Zoti

Sikur rren te kishte ken

Asaj ane kur të kaloj

Do të ndiej gjithmonë trishtim

Do kthej kryet e do m’mungoje

Përshëndetja e mikut tim

Edhe n’shkoll n’klasen e vjeter

Un permallshem kam me shku

E kujtimet per nën pluhur

Si puhize kan me u zgju

Ngadal banken do ta gjej

Ku qëndruam bashke sa kohe

Ku mësuam të buzqeshim

E mësuam te kendojme

E rregjistrin e pluhrosur

Me trishtim un do ta hap

Do ta gjej un emrin tënd

Do m’pikojne dy lot me mall

Mallku qofsh moj toké e hidhur

Si do mundesh me e tret’

Djalin e ri si lulja ne gem

Sa i ka mbushe njezet e tet’

A thu dhimte s’pate per nanen

Asaj zemren me i’a plas

Me i’a mbulu shtatin n’zi

Edhe syte m’ia mush me vaj

Tash bylbyli s’ka me knue

Ne çdo Mars tridhjetë e një

Ka me nis ai me vajtue

Per ma t’mirin djale nen dhé

E pranvera ka me dale

Lule t’bukra ka me çele

Nje tufe plot me karajfila

Për te varri me t’i sjelle

Lamtumire vlla Luçjan

Po e them me shpirt te shkrete

Lamtumire pllum’i Pranveres

Permbi shtat t’qofte dheu i lehte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat