Të gjithë të barabartë ndaj koronavirusit? Namik Dokle: Mashtrim dhe hipokrizi

Shqipëria

Të gjithë të barabartë ndaj koronavirusit? Namik Dokle: Mashtrim dhe hipokrizi

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:56
Ilustrim

Ish nënkryetari i Parlamentit shqiptar dhe për shumë vite deputet i Partisë Socialiste, Namik Dokle, analizon zhvillimet që lidhen me koronavirusin dhe thotë se ajo që po ndodh me trajtimin e njerëzve është mashtrim dhe hipokrizi duke vlerësuar se është gënjeshtër e madhe se në këtë pandemi të gjithë janë të barabartë.

Ndër të parët që foli për këtë  pseudobarazi ishte Bill Gates. Pas tij qindra dhe mijëra të tjerë kudo në botë.

"Është mashtrim dhe hipokrizi. Jemi të barabartë kur virusi na prek, por tërësisht të pabarabartë në luften kundër tij, në kurim, thotë Dokle, babai i mjekes së njohur Anika Dokle.

Këtu ai citon dhe një mjeke në Itali, një nga mijëra bluzat e bardha që po luftojnë me Covid-19: "Dybala, ka dyshim, – i bëhet testi. Zingaretti- temperatura 36,- i bëhet testi, Borrelli- pak pa qejf,- i bëhet testi, Maldini, asimptomatik,- i bëhet testi, Papa- ftohje e lehtë,- i bëhet testi. Qytetari i thjeshtë, – temperatura 38,- presim. Infermieri- temperature e lartë,- telefonojnë kur të vdesë", evidenton z.Dokle mënyrën si po procedohet me identifikimin e të infektuarve, me qëllim kujdesin ndaj tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat