Anulohen prokurimet, Basha: Planet në letër, nuk hahen! Anulim tenderave dhe koncensioneve

Shqipëria

Anulohen prokurimet, Basha: Planet në letër, nuk hahen! Anulim tenderave dhe koncensioneve

Më: 1 prill 2020 Në ora: 15:21
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha sjell një varg propozimesh për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Ai kërkon anulimin e tenderave dhe koncensioneve në mënyrë që të jepet paketë ndihme për kategoritë në nevojë, teksa përshëndeti faktin se Qeveria ka marrë vendim të anulojë çdo prokurim publik.

Basha kërkoi transparencë për këtë vendim dhe kthimin e tij në vendim qeverie.

“Duke e përshëndetur ndonëse të vonuar këtë vendim që nëse zbatohet siç është shpallur, do i kursejë afro 200 milionë euro shqiptarëve. Opozita do monitorojë që ky vendim të zbatohet në atë mënyre që mos të ketë mundësi të abuzohet me paratë e shqiptarëve. Të anulohen koncesionet për PPP dhe çdo lek i qytetarëve duhet të shpenzohet për tejkalimin e krizës së pandemisë”, tha kryedemokrati.

Lideri i opozitës e cilësoi si “paketë anemike” të ndihmës, atë të miratuar aktualisht nga qeveria.

“Të merren gjithë masat e munguara dhe të prezantohen planet e ndihmës. Planet në letër nuk hahen, nuk pihen”, tha ai.

Basha denoncoi se paketa e ndihmës ekonomike e miratuar në Shqipëri, është sa 1/3 e ndihmës së miratuar nga qeveria e Kosovës, e cila e ka buxhetin më të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat