Basha vijon me kërkesat: Nuk i hamë planet në letër ne! Të anulohen tenderat dhe koncensionet

Shqipëria

Basha vijon me kërkesat: Nuk i hamë planet në letër ne! Të anulohen tenderat dhe koncensionet

Më: 1 prill 2020 Në ora: 16:26
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha sjell një varg propozimesh për përballimin e emergjencës së koronavirusit.

Ai kërkon anulimin e tenderave dhe koncensioneve në mënyrë që të jepet paketë ndihme për kategoritë në nevojë, teksa përshëndeti faktin se Qeveria ka marrë vendim të anulojë çdo prokurim publik.

Basha kërkoi transparencë për këtë vendim dhe kthimin e tij në vendim qeverie.

Ai  e cilësoi si “paketë anemike” të ndihmës, atë të miratuar aktualisht nga qeveria.

“Të merren gjithë masat e munguara dhe të prezantohen planet e ndihmës. Planet në letër nuk hahen, nuk pihen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat