Mjekët dhe infermierët në Shqipëri do të marrin mbi 500 euro shtesë deri në fund të pandemisë

Shqipëria

Mjekët dhe infermierët në Shqipëri do të marrin mbi 500 euro shtesë deri në fund të pandemisë

Më: 1 prill 2020 Në ora: 23:17
Foto

Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e zjarrit me Covid- 19 do të marrin këto ditë pagën mujore + 1000 euro siç edhe ka premtuar qeveria.

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook sqaroi se personeli mbështetës i luftës së tyre në vijën e zjarrit deri te sanitarët dhe shoferët e Urgjencës Kombëtare do të kenë në llogarinë  e këtij muaji 500 euro + pagës.

Ky trajtim financiar për ta do të vazhdojë deri në shërimin e paciantit të fundit me koronavirus.

Rama: Deri kur të mbarojë lufta dhe deri kur  pacienti i fundit me Covid- 19 të lërë spitalet tona, të gjithë këta do të vazhdojnë të paguhen po kështu.

Kryeministri Rama tha se sistemi spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme.

Rama: Ne vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës për ditë më të këqija nëse do të vinë, mos e dhëntë Zoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat