“I arrestuar”, PD s’i ndahet Ramës: Ke gënjyer median italiane apo në formularin dekriminalizmit

Shqipëria

“I arrestuar”, PD s’i ndahet Ramës: Ke gënjyer median italiane apo në formularin dekriminalizmit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:08
Edi Rama

Demokrati Oerd Byklykbashi nuk i ndahet Kreyministrit Edi Rama lidhur me arrestimin e dyshuar në Itali.

Ai publikon pjesë nga intervista në median italiane ku thotë se është e shkruar e zezë mbi te bardhë “më kanë arrestuar njëherë në Bolonja”.

Kështu Bylukbashi thotë se zoti Rama ka dy mundësi:

-Ose në delir e sipër ke gënjyer median italiane

-Ose ke gënjyer ne formularin e dekriminalizimit.

“Alo Edi, pa u nervozuar dhe pa batuta bajate duhet të përgjigjesh për ketë. Je gënjeshtar delirant apo të duhet të dorëzosh mandatin si çereku i deputetëve të partisë tënde?”, thotë zyrtari demokrat.

Ky reagim vjen në përgjigje të atij të Kryeministrit Edi Rama, i cili shkroi “O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ‘90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia!”

Më tej vijon me ironi duke thënë, se “O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat