Akuzohet për “shpërdorim detyre”, ish kreu i ALUIZNI-t vetëdorëzohet në polici: Nuk e ndihej veten fajtor

Shqipëria

Akuzohet për “shpërdorim detyre”, ish kreu i ALUIZNI-t vetëdorëzohet në polici: Nuk e ndihej veten fajtor

Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:57
Flamur Gjuzi

Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre është dorëzuar në polici.

Gjuzi ishte shpallur në kërkim prej 6 muajsh dhe pas dorëzimit me ndërmjetësim, gjykata e Durrësit në gjyqin e zhvilluar një javë më parë e ka lënë në arrest shtëpie.

Ish-zyrtari i ALUIZNI-t akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

Siç shkruan “panorama”, para trupit gjykues Gjuzi ka deklaruar se nuk e ndjen veten fajtor për akuzat e ngritura.

“Nuk e ndjej veten fajtor per akuzat e ngritura. I jam shmangur arrestimit pasi dyshoja per akuza tendecioze. Nuk e kam shperdorur detyren. ALUIZNI ne vetvete ka per qellim legalizimin e objekteve qe jane pa leje dhe ne kete prizem kemi bere detyren duke legalizuar objekte qe kane aplikuar per legalizim”, mësohet të jetë shprehur Gjuzi.

Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat