66-vjeçari nga Fieri mposht koronavirusin: Kam lindur për së dyti - Bota Sot
66-vjeçari nga Fieri mposht koronavirusin: Kam lindur për së dyti

Shqipëria

66-vjeçari nga Fieri mposht koronavirusin: Kam lindur për së dyti

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:18
Kastrioti

Një burrë 66-vjeçar nga Fieri ka fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 76 numrin total të të shëruarve në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë mesazhin e pacientit të shëruar që doli sot nga spitali i Infektivit.

“Më duket sikur kam lindur për së dyti”, thotë Kastrioti që do ti bashkohet familjes pas 21 ditësh qëndrimi në spital.

Në fjalën e tij, falenderoi mjekët dhe stafin shëndetësor që e ndihmuan të fitojë betejën e Covid-19.

66-vjeçari kishte sëmundje shoqëruse, vuante nga diabeti, hipertensioni dhe kishte gjendje post infarkti të miokardit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat