Rama jep zgjidhjen e qirave për ata që kanë ndalur punën, mundësi dhe atyre që punonin në të zezë

Shqipëria

Rama jep zgjidhjen e qirave për ata që kanë ndalur punën, mundësi dhe atyre që punonin në të zezë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 14:35
Edi Rama

Një mundësi përfitimi në kushtet e emergjencës së koronavirusit për ata që i’u është ndalur puna dhe për gjithë të tjerët që punonin në të zezë.

Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qirave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës.

Është ky njoftimi i fundit i bërë nga Kryeministri Edi Rama, i cili vijon më tej me detajimet.

Ai thotë se kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin.

Po ashtu shton se qiradhënësit do të ndalohen t’u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse.

“Për çdo rast presioni nga qiradhënësit, subjektet qiramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve! Kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s’ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet”, deklaron Kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat