Koço Kokëdhima: Lërini shqiptarët të hyjnë në atdhe!

Shqipëria

Koço Kokëdhima: Lërini shqiptarët të hyjnë në atdhe!

Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:39
Foto

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi për lajmet nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, ku 60 shtetas shqiptarë, prej shumë orësh janë bllokuar në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe, në shenjë dëshpërimi, bllokuan rrugën për kamionët e mallrave, duke paralajmëruar se nuk do ta hapin derisa të zgjidhet problemi i tyre, kthimi në shtëpi.

“Mund ta kuptoj qeverinë shqiptare se nuk ka mundësi të riatdhesojë shqiptarët që janë në Azi, apo Afrikë, por nuk mund ta konceptoj kurrë se çfarë e pengon të lejojë qytetarët e vet që të kapërcejnë traun e pikës kufitare”-shprehet Kokëdhima, duke thënë se “lënia e tyre në mëshirë të fatit është krim”.

Reagimi i Kokëdhimës

Po ndjek me shqetësim lajmet nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, ku 60 shtetas shqiptarë, prej shumë orësh janë bllokuar në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pak më parë, në shenjë dëshpërimi, ata bllokuan rrugën për kamionët e mallrave dhe paralajmëruan se nuk do ta hapin derisa të zgjidhet problemi i tyre, kthimi në shtëpi.

Mund ta kuptoj qeverinë shqiptare se nuk ka mundësi të riatdhesojë shqiptarët që janë në Azi, apo Afrikë, por nuk mund ta konceptoj kurrë se çfarë e pengon të lejojë qytetarët e vet që të kapërcejnë traun e pikës kufitare.

Nuk ka as ligj, as akt normativ dhe asnjë justifikim tjetër që shtetasit shqiptarë të braktisen në tokën e askujt. Ata duhen lënë menjëherë që të futen në tokën shqiptare dhe të vetëkarantinohen për 14 ditë. Lënia e tyre në mëshirë të fatit është krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat