‘Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë me karantimin’, doktori tregon kur do të fillojë lehtësimi i masave

Shqipëria

‘Shqipëria bëri zgjedhjen më të mirë me karantimin’, doktori tregon kur do të fillojë lehtësimi i masave

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:04
Mentor Petrela

Neurokirurgu i mirënjohur Mentor Petrela thotë se për Shqipërinë, mënyra e vetme për të frenuar përhapjen në masë të koronavirusit, ishte karantinimi.

Petrela tha në një intervistë për “Ora News” se nga java e ardhshme, Ministria e Shëndetësisë duhet të nisë me lehtësimin e masave për të bërë të mundur edhe kthimin e kirurgjive, tashmë që Spitali Shefqet Ndroqi i është dedikuar tërësisht pacientëve me Covid-12.

“Shqipëria nuk i ka konditat që të bëjë politikën e Suedisë. Suedia është ndër vendet e para në botë për prodhimin e respiratorëve. Pra Shqipëria nuk i ka ato mundësi, dhe zgjedhja e karantimit ka qenë zgjedhja më e mirë. Pavarësisht se njerëzit gjykojnë se mos është e tepërt. Jo nuk është kjo, kjo ka qenë mënyra e vetme për të kufizuar përhapjen e virusit në një shkallë të rrezikshme.

Tani që duke fillimi i fundit të kësaj krize, praktikisht duhet të fillojnë edhe masat lehtësuese. Kemi një shembull shumë afër, Italinë, ne e kuptojmë mirë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Them që masat nga java tjetër, ministria mbase do të bëjë kthimin e krirurgjive, duke llogaritur që spitali i dytë që është përgatitur, spitali Shefqet Ndroqi, i mbështetur edhe me respiratorë, mendoj që mund të lirohet kjo”, u shpreh Dr.Petrela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat