Situata nga COVID-19/ Rama-Fevziut: Ti do japësh, se s’ke çfarë merr. Ja si i përgjigjet moderatori

Shqipëria

Situata nga COVID-19/ Rama-Fevziut: Ti do japësh, se s’ke çfarë merr. Ja si i përgjigjet moderatori

Më: 2 prill 2020 Në ora: 22:36
Blendi Fevziu dhe Edi Rama

Blendi Fevziu e pyeti kryeminsitrin Rama nëse do ketë një paketë ekonomike për mediat, duke shtuar si ai nuk do marrë kurrë asnjë cent nga shteti, por që i referohej atyre më në nevojë.

Kryeministri Rama i përgjigjet duke i thënë se ai do të japë se nuk ka çfarë të marrë.

Lexoni dialogun: 

Fevziu: A do keni paketë të ndihmoni mediat, unë s’do marr kurrë asnjë cent por e kam për ata në nevojë.

Rama: Ti do japësh, se s’ke çfarë merr

Fevziu: Ty s’të jap...

Rama: Nëse zgjat lufta patjetër që do japësh.

Më tej kryeminsitri tha:

Mediat janë biznese të mëdha dhe qeveria nuk mbështet dot me grante por ka vënë në dispozicion një garanci sovrane dhe mediat që janë biznese të mëdha të marrin garancinë sovrane  kredinë të paguajnë punënsoit që i kanë sot në shtëpi. Për gazetarët, sigurisht që kjo është temë tjetër, por për sa kohë që kur flitet për fitim të munguar apo shkurtim emisionesh komerciale nuk është problem i qeverisë, të gjithëve ju mirëkuptohet halli se është hall dhe për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat