Manastirliu jep një lajm të mirë: Na kanë ardhur respiratorë të rinj

Shqipëria

Manastirliu jep një lajm të mirë: Na kanë ardhur respiratorë të rinj

Më: 2 prill 2020 Në ora: 23:49
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë që në Shqipëri kanë arritur respiratorë të rinj.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje me një kompani për 54 respiratorë. Sot kanë arritur pesë të tillë që janë instaluar në spitalin Shefqet Ndroqi ose siç quhet ndryshe Covid2. Flasim gjithmonë për muajin prill. Në fund të prillit ose në fillim të majit pritet të vijnë dhe 50 respiratorë të tjerë”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat