Covid-19, luftë për mbijetesë- Berat, familja në skamje/ Nuk del dot të mbledhë hekurishte

Shqipëria

Covid-19, luftë për mbijetesë- Berat, familja në skamje/ Nuk del dot të mbledhë hekurishte

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:20
Familja Bega

Familja Bega prej 12 anëtarësh në fshatin Samaticë, bashkia Ura Vajgurore jetonë në kushte të varfërisë ekstreme .

E vetmja e ardhur për të siguruar  jetesën ishtë mbledhja e hekurishteve dhe shitja e tyre. Ndërsa sot, në kohën e izolimit nga situata që solli Covid-19 nuk mund të sigurojnë as edhe bukën e gojës.

Lindita, e cila është nëna e 10 fëmijëve, ku fëmija më i madh 13 vjeç dhe i vogli 2 vjeç i vjen turp të flasë, pasi siç edhe tregon është shumë e varfër.

Në këto ditë kur të gjithë janë të izoluar nga situata që solli koronavirusi, familja e saj nuk mund të dalë të  shesë. Lindita tregon se nuk ka orendi në të ashtuquajtur banesën e saj të rënuar dhe me lagështirë.

“Nuk kemi as energji pasi nuk mundëm ta paguanim ditët e fundit. Na kanë sjellë disa ushqime që u kam gatuar fëmijëve, por siç e shikoni jetoj në varfëri të plotë. Ndihmomëni që edhe fëmjët e mi të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë”, shprehet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat