Në Gjirokastër të çojnë direkt për tamponim, mjekët kanë frikë të vizitojnë pacientët

Shqipëria

Në Gjirokastër të çojnë direkt për tamponim, mjekët kanë frikë të vizitojnë pacientët

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:54
Ilustrim

Përgjegjësi i sektorit epidemiologjik Arenc Brahimi në Gjirokastër thotë se të gjitha rastet që paraqiten në spital orientohen për të marrë tampon pasi mjekët kanë frikë të ekzaminojnë pacientët.

Rasti i fundit kur pajisjet, testi dhe veshjet janë shpërdoruar ishte mëngjesin e sotëm.

Një pacient që kishte nevojë për trajtim neurologjik është referuar tek shërbimi epidemiologjik pa arsye dhe pa simptoma.

Konkretisht rasti i mëposhtëm do të duhej të përcillej në Tepelenë për konsultë neurologjike por është sjellë në Gjirokastër sepse mjekët ja përcjellin njëri-tjetrit.

Protokolli është mjeku i familjes- spitali i qytetit ( urgjenca) – 127 -spitali rajonal- dhe nqs i përbush klasifikimin e rastit për Covid-19 atëherë merret mostra ( tamponi).

E gjithë kjo vetëm sepse mjekët kanë frikë të vizitojnë pacientët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat