Lufta mazhorancë-Presidencë, 3 bashki dhe kreu i KLSH vijojnë të jenë peng i presidentit

Shqipëria

Lufta mazhorancë-Presidencë, 3 bashki dhe kreu i KLSH vijojnë të jenë peng i presidentit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:47
Ilir Meta

Lufta e ashpër që ka nisur prej disa kohësh mes Qeverisë dhe Presidencës ka kanë futur në kaos pushtetin vendor dhe në institucionet e pavarura siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Demokratike nisi të akuzojë disa prej kryebashkiakëve socialistë, duke nxjerrë edhe prova ndaj tyre. Akuzat e para ishin për Valdrin Pjetrin, i cili nuk arriti të hynte asnjë ditë në zyrën e Bashkisë Shkodër, pasi dha dorëheqjen pas akuzave të PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke fshehur dënimin në Itali.

Pas dorëheqjes së Pjetrit, Bashkia Shkodër drejtohet de jure nga Voltana Ademi, deri në shpalljen e një date tjetër për zgjedhje të pjesshme në këtë qytet. Por një tjetër bashki e cila ka ngelur pa kryetar dhe peng i presidentit Ilir Meta është edhe ajo e Vorës. Ish kryebashkiaku Agim Kajmaku u akuzua nga PD për fshehjen e dënimit në Greqi. Pas vërtetimit të këtyre akuzave, Vora mbeti pa kryetar dhe tashmë Kajmaku po qëndron në arrati, ku dhe po kërkohet nga policia. Por kaosi ka kapur edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Valbona Sako dhe dorëheqjen nga posti i kryebashkiakes, duke bërë që edhe kjo bashki ti dorëzohet zgjedhjeve të pjesshme. Si Vora ashtu edhe Durrësi momentalisht po drejtohen nga nënkryetarët dhe do të qëndrojnë aty deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Por të gjitha këto bashki të sipërpërmendura do të vijojnë të kenë një sërë problemesh pasi janë ende pa kryetar dhe është presidenti Ilir Meta ai i cili po fut në kaos pushtetin vendor. Prej shumë kohësh ai nuk po dekreton një datë të re për zgjedhje të pjesshme në bashkitë që janë me probleme dhe pa kryetar dhe ende nuk dihet se kur do të mund të caktojë një datë të re. Tashmë kur gjithë bota dhe vendi jonë është nën pushtimin e COVID-19, grumbullimet me shumë njerëz janë pezulluar, çka sjell se deri në fund të epidemisë këto bashki do të vijojnë të jenë njësoj.

Përveç bashkive, presidenti Ilir Meta po ndjek të njëjtën rrugë edhe për të zgjedhur kreun e Kontrollit të Lartë Shtetit, ku për shkak të përplasjeve ka mbi një vit që po zvarritet emërimi i ri. Presidenti Ilir Meta propozoi 3 emra për këtë pozicion të cilët u rrëzuan nga mazhoranca. Vitore Tusha, Bahri Shaqiri dhe Petraq Milo u kundërshtuan nga shumica qeverisëse për të qenë në krye të KLSH pasi nuk plotësonin kriteret. Por pas këtyre kundërshtive, presidenti Ilir Meta nuk ka reaguar më, për të gjetur një kandidat që plotëson kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat