Pse del gjithë ditën në TV, lëri ekspertët të flasin? Rama ia pret shkurt Çanit me përgjigjen

Shqipëria

Pse del gjithë ditën në TV, lëri ekspertët të flasin? Rama ia pret shkurt Çanit me përgjigjen

Më: 3 prill 2020 Në ora: 23:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme u pyet në “Zonë e Lirë” nga Arian Çani pse del shumë shpesh në televizor, por të lërë ekspertët të flasë.Rama arsyetoi se e bën për të mos i ikur përgjegjësisë.

Pse nuk del më rrallë dhe të lije ekspertët të flisni?

Rama: Kjo detyrë më ka qëlluar mua dhe përgjegjësia më ka rënë mua dhe nuk mund ti iki kësaj përgjegjësie.

Po pse nuk lë ekspertët të flasin dhe të dalësh më rrallë?

Rama: Ekspertët flasin gjithë kohës, unë nuk jam si të tjerët, jam ky që jam, më i mirë më i keq ky jam. Nuk është se protagonizmi i treguar është ndonjë ndjesi, unë jam këtu për këta njerëz, a mund të bëja diçka që do të ishte më e mirë, e gjykojnë të tjerët,, po mendoj se po bëj më të mirën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat