Shërohen nga COVID 19, çifti nga Tropoja lë spitalin e Infektivit

Shqipëria

Shërohen nga COVID 19, çifti nga Tropoja lë spitalin e Infektivit

Më: 4 prill 2020 Në ora: 07:40
Tropoja

Çifti i bashkëshortëve në Tropojë, që ishin dhe dy rastet e para të konfirmuara në qytetin verior me COVID 19, janë shëruar.

Burime për Ora News bëjnë se pasi analizat e tyre kanë dalë negative, ata kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë dhe janë nisur me autoambulancë drejt Bajram Currit ku do të qëndrojnë në karantinë edhe për 14 ditë të tjera.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Kryebashkiaku Rexh Byberi, i cili shkruan se dy nga të infektuarit nga Tropoja kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar nga koronavirusi.

Burri, pjesë e SHISH dhe gruaja arsimtare u testuan pozitiv me COVID  me 26 mars dhe dyshohet se ishin infektuar nga motra e gruas e cila kishte ardhur nga Italia.

Ndërkohë edhe gjendja e pacientes së tretë, pensioniste, është e qëndrueshme dhe është në pritje të përgjigjes së analizave.

Tropoja në total ka katër persona të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat