Shkodra vatra e re e përhapjes së shpejtë koronavirusit, zbulohen dhe 9 raste të reja

Shqipëria

Shkodra vatra e re e përhapjes së shpejtë koronavirusit, zbulohen dhe 9 raste të reja

Më: 4 prill 2020 Në ora: 09:19
Ilustrim

Shkodra po  kthehet në një vatër të re ku përhapja e COVID-19 sa vjen e po rritet. Gazetari i Ora Neës, Bepin Kolvata konfirmon për 8 raste të reja me koronavirus, në 2 familjet e infektuara.

Nga 20 testet e kryera një ditë me parë nga shendeti publik,  9 rezultuan me Covid 19. Epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e këtyre pacienteve. 6 janë anëtarë të familjes së pacientit nga Dobraci dhe 3 të gruas nga Kirasi.

Në këtë mënyrë në shkallë qarku në Shkodër (Shkoder + Puke) numri I të infektuarve shkon në 35.

Dje zyrtarisht u raportua se numri i të infektuare në të gjithë Shqipërinë ishte 304 dhe 17 viktima.

Vetë Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino udhëtoi drejt Shkodrës per të inspektuar hetimin epidemiologjik. 

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.

Me shifrat e sotme Shkodra renditet e dyta pas Tiranës, duke iu referuar dhe rezultateve të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat