Karantina s’ndal trafikuesit e drogës, po përdoren të miturit për shpërndarjen

Shqipëria

Karantina s’ndal trafikuesit e drogës, po përdoren të miturit për shpërndarjen

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:33
Ilustrim

Masat parandaluesepër Covid 19 dhe shtetrrethimi nuk i ka ndaluar shpërndarësit dhe transportuesit e drogës të kryejnë aktivitetin e tyre.

Trafikantët e drogës janë duke shfrytëzuar lejet e posaçme prej një ore për të ushtruar aktivitetin e tyre, edhe pse me ritme më të ulëta se në ditët normale.

Burime nga policia të Ora News bëjnë me dije se kjo kategori pasi pajisen me leje për të kryer pazare, lëvizin me biçikleta dhe në këmbë ku me vete posedojnë doza të vogla lënde narkotike, gati për ta shpërndarë.

Trafikuesit nuk ngurojnë të përdorin dhe automjetet e tyre pa leje të posaçme për të kryer shpërndarjen e lëndës narkotike.

Një tjetër metodë që po aplikohet nga trafikantët është përdorimi i të miturve për shpërndarjen e dozave.

Një rast i tillë është konstatuar në Tiranë, ku një 26-vjeçar përdorte një të mitur për kryerjen e aktivitetit.

Burimet gjithashtu bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe dozat shiten me çmim nga 40 deri në 100 euro.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar operacionet e policisë ku janë shtetas duke trafikuar drogë.

Që nga data kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me COVID-19, policia ka kryer 6 operacione antidrogë në të gjithë vendin.

Kështu blutë kanë sekuestruar rreth 70 doza lëndë narkotike, 613 kanabis, 1 gomone, 2 automjete si dhe kanë prangosur 9 shtetas.

Në një prej operacioneve, policia e Durrësit arriti të prangosë njëherësh organizatorin, shpërndarësinsi dhe një bashkëpunëtore të tyre që i ndihmonte për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Sekuestrimet nga operacionet

-6 operacione në tre javë

-Rreth 70 doza lënde narkotike

-613 lëndë kanabis sativa

-2 automjete dhe 1 gomone

-9 shtetas në pranga. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat