“Temperatura më shkoi deri në 39.6”, Skënder Brataj tregon si është trajtuar në kushte shtëpie

Shqipëria

“Temperatura më shkoi deri në 39.6”, Skënder Brataj tregon si është trajtuar në kushte shtëpie

Më: 4 prill 2020 Në ora: 17:50
Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, që u infektua nga Covid 19, njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai tregon edhe trajtimin që mori për ta kaluar këtë situatë.

“Pata temperaturë të lartë. Nuk pata vështirësi në frymëmarrje. Më kapi ajo intestinalja. Janë disa lloj simptomash. Temperatura shkoi deri në 39.6. Por nëse ka një temperaturë 2-3 ditë me temperaturë 37, atëherë nuk është e vështirë,. Por nëse rritet, duhet ta trajtojmë me paracetamol.

Kolla është mekanizëm mbrojtës. Kolla është një simptomë që zhduket e fundit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhe ftohje muskulare, nuk është për t’u shqetësuar. Mushkuritë nuk kanë dhimbje, Mora antibiotikë në ditën e katërt, meqë nuk po binte temperatura. Duhet kujdes, sidomos personeli mjekësor duhet që të ketë realisht kujdes”, tha mjeku Brataj në News24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat