"Dora e shtrirë" për shqiptarët në Bronx, Nilaj: Qindra dërgesa me ushqime në shtëpia, të tjerë i tërheqin vetë

Shqipëria

"Dora e shtrirë" për shqiptarët në Bronx, Nilaj: Qindra dërgesa me ushqime në shtëpia, të tjerë i tërheqin vetë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 21:46
Aleksandër Nilaj

Koronavirusi ka përparuar me shpejtësi në SHBA, ndërkohë pasojat e masave shtrënguese atje kanë vënë në vështirësi edhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Shumë organizata janë aktivizuar për t'ju ardhur në ndihmë më të pamundurve. Një prej tyre është edhe organizata humanitare shqiptaro-amerikane "Dora e shtrirë".

Rtv Ora e shkëputi nga puna për pak çaste drejtorin e saj, Aleksandër Nilaj.

Nga magazina në Bronx ku bëheshin gati pako me ndihma, Nilaj tregoi se bëjnë rreth 150 dërgesa në shtëpi çdo javë.

Ndërkohë rreth 200 familje të tjera i tërheqin vetë ndihmat.

Nilaj: Do të shpërndahen në zonën e Bronx-it. Organizata është themeluar disa vite më parë, këtu në Bronx prej 2012. Aktivitetet i kemi çdo të dielë, vinë dhe marrin ushqime deri në 350 familje në kohë normale. Me koronavirusin situata është përkeqësuar sidomos për familjet që kanë të moshuar. Kanë nevoja të ndryshme, edhe për ilaçe.Nuk mund të dalin jashtë dhe jemi të detyruar t'ua çojmë në shtëpi. Dërgojmë 150 dërgesa çdo javë. Besoj që ndihma është pritur shumë mirë. Disa organizata të tjera, qendra të bizneseve na kanë ofruar ndihmë për t'ua dërguar këtyre njerëzve. Rreth 170 vetë i marrin ndihmat përmes transportit që ne bëjmë në shtëpi, ndërsa rreth 200 të tjerë vinë dhe i marrin  këtu.

Koronavirusi u ka marrë jetën 9 personave me origjinë shqiptare në SHBA, ndërkohë  rreth 30 të tjerë janë infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat