Namik Dokle, letër nipërve: Do takohemi prapë dhe do hamë pica e tavë

Shqipëria

Namik Dokle, letër nipërve: Do takohemi prapë dhe do hamë pica e tavë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:26
Namik Dokle

Malli dhe dashuria për të takuar njerëzit e dashur e bën karantinën dhe vetizolimin më të vështirë për t'u përballuar.

Namik Dokle, gjysh i një nipi dhe mbese qe ndodhe ne Itali, e ka marrë malli për to duke iu dedikuar një status mjaft emocionues dhe të ndjerë.

Statusi i plotë i Namik Dokles:

MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjatë për t’u përshëndetur.

E di që jeni mërzitur; u bë më shumë se një muaj që nuk dilni, nuk shkoni në shkollë, nuk takoheni me shokët dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojnë punën në spital, përpiqen të shpëtojnë të sëmurët.

Epo, mirë, të paktën flisni në skajp, apo jo?

Por mos u mërzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashkë me mijëra mjekë të tjerë, në Itali dhe në botë, do ta mundin coronavirusin dhe sëmundjen e mallkuar.

Dhe ju...do të vini përsëri me pushime në Shqipëri, do shëtisim bashkë e do hamë pica te Pazari i ri, bashkë me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojmë në Shkodër të hamë tavë krapi me nana Hyrin, do shkojmë përsëri në bjeshkët e Gores të shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshtë, në Prizren e do pimë ujë te çezma e Shadrivanit.

Thonë se kush pi atë ujë fatsjellës nuk e zë asnjë sëmundje. Pastaj do të shkojmë përsëri në Sarandë, do zhytemi në ujërat e Jonit, ndërsa në mbrëmje, do shikojmë perëndimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojmë këtë luftë! Dhe Ju do të jeni krenarë për mamin dhe babin që u përkushtuan aq shumë për jetën e njerëzve!

Ju puç shumë, shuuuumë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat