Basha: Njerëz si Gëzim Kruja mbesin përjetë mes nesh

Shqipëria

Basha: Njerëz si Gëzim Kruja mbesin përjetë mes nesh

Më: 5 prill 2020 Në ora: 21:29
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktorit shkodran Gëzim Kruja. Në një reagim në Facebook, Basha thotë se njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh.

Reagimi i Lulzim Bashës

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës, artistit të madh shkodran të humorit që na fali buzëqeshje në ditë të vështira, e sot me dhimbje duhet ti themi lamtumirë.

Njerëz si ai mbesin përjetë mes nesh me dhuntinë për të na vënë buzagaz e për të parë më të mirën edhe në kohë vështirësish e sprovash.

Ngushëllime familjes Kruja, miqve dhe kolegëve të tij artistë. U prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat