Rama: PD s’mund të jap mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

Shqipëria

Rama: PD s’mund të jap mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit

Më: 6 prill 2020 Në ora: 13:36
Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe figurave të tjera të saj drejtuar qeverisë për të ndryshuar strategjinë e testimit, si e vetmja mënyrë për të zbuluar shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Sipas Ramës, strategjia e testimit për Covid-19 nuk është detyrë e qeverisë, por e Komitetit Teknik që udhëheq luftën kundër koronavirusit.

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit. Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat