Shqiptari në Nju Jork tregon si po e mposht koronavirusin, zbulon këshillat e mjekëve amerikanë

Shqipëria

Shqiptari në Nju Jork tregon si po e mposht koronavirusin, zbulon këshillat e mjekëve amerikanë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:10
Ilustrim

Një shqiptar i infektuar me koronavirus që jeton në Nju Jork ka zbuluar se si e përjetoi sëmundjen dhe cilat ishin këshillat që i dhanë mjekët për të përmirësuar gjendjen shëndetësore.

Agim Loloci rrëfeu se shenjat e para i përjetoi në punë para 10 ditësh, por ende nuk e di si është infektuar. Ai kishte ethe, temperaturë, kollë dhe prerje oreksi. Atë ditë u largua nga puna dhe bëri testin pasi telefonoi në numrin e urgjencës disa herë.

Ditët e para ishin tepër të vështira, si nga ana fizike, ashtu edhe psikologjike. Por mjekët në ShBA i sugjeruan një ilaç për kollën dhe një për uljen e temperaturës pasi ende nuk ka një kurë specifike që largon sëmundjen Covid-19.

“E vetmja gjë që kam marrë nga spitali ishte një ilaç për kollin dhe një për ulje temperaturë, pasi nuk ka ilaçe që janë për të shëruar këtë koronavirus. Asgjë më tepër. Këshilla e doktorit ishte pirja e çajit me limon e mjaltë, ujë dhe lëngje për ta kaluar. Por ishte një situatë tejet e vështirë për mua. Lajme e vdekje çdo ditë. Nuk është e lehtë të mbartësh një virus vdekjeprurës. Kam kaluar më shumë se 10 ditë dhe jam drejt fundit, falenderoj Zotin që jam mirë dhe po shikoj veten që po bëhem më mirë dhe them se do ia hedhim”, tha Loloci në emisionin ‘Repolitix’.

Pasi u konfirmua se ishte infektuar me Covid-19, u testuan edhe familjarët e tij të cilët dolën negativë. Duke treguar se kjo është një sëmundje e vështirë, Agim Loloci i dha mesazh shqiptarëve që të mos luajnë me jetë e tyre, por të respektojnë rregullat dhe këshillat e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat