Qeveria pranon kërkesën e Bashës, porosit dhjetëra mijë tamponë

Shqipëria

Qeveria pranon kërkesën e Bashës, porosit dhjetëra mijë tamponë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 19:16
Ilustrim

Qeveria ka pranuar kërkesën e opozitës për të bërë teste masive për të gjurmuar rastet me Covid-19 dhe ka porositur 30 mijë tamponë të rinj.

Kjo është një strategji e re që do të përdoret nga qeveria pasi deri tani janë kryer teste të kufizuara në vendin tonë. Që nga konfirmimi i rastit të parë me koronavirus dhe deri më sot, janë bërë 2571 teste për Covid-19 në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 377, nga të cilët kanë ndërruar jetë 22 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat