CoVid-19/ Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon veprimtarinë deri më 22 prill 2020

Shqipëria

CoVid-19/ Këshilli i Lartë Gjyqësor pezullon veprimtarinë deri më 22 prill 2020

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Duke marrë shkas nga vijimi i situatës së fatkeqësisë natyrore në vend e krijuar nga virusi COVID-19, Këshilli i Lartë Gjyqësor mori vendimin për të vijuar pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, deri në datën 22 prill 2020, me përjashtim të çështjeve urgjente.

Në njoftimin e tyre thuhet se: “Këshilli i Lartë Gjyqësor i kushton rëndësi parësore sigurisë së publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave. Këto janë kohë të paprecedenta për të gjithë botën dhe ne, ashtu si dhe ju, jemi duke punuar për të gjetur rrugën më të mirë për të ecur përpara. Ne mbështesim marrjen e masave të vazhdueshme për mbrojtjen e vendit dhe të gjithë qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19.

Gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjeve individuale do të zbatojnë ligjin duke garantuar mbrojtjen, sigurinë dhe aksesin në drejtësi si prioritare, kur përcaktojnë cilat çështje do të kategorizohen si “të ngutshme” apo “urgjente”. Këshilli i Lartë Gjyqësor i lutet publikut dhe përdoruesve të tjerë të gjykatave të mos paraqiten pranë gjykatave, përveç rasteve kur orientohen të bëjnë një gjë të tillë nga një punonjës i gjykatës dhe për një çështje specifike. Këshilli i Lartë Gjyqësor do të vijojë të punojë me gjykatat për të menaxhuar sa më shumë që të mundet në distancë dhe kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, ndërsa kalojmë të gjithë këtë periudhë të vështirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh vlerësimin maksimal për gjyqtarët dhe ata punonjës të Drejtësisë, që janë të detyruar t’i ofrojnë publikut shërbimin e tyre edhe në këtë kohë, në kushte të vështira pune.

Publiku mund t’u referohet burimeve të mëposhtme, për më shumë informacion:

Faqet zyrtare të Gjykatave
Këshilli i Lartë Gjyqësor (http://klgj.al)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (https://klp.al)

Ministria e Drejtësisë (http://www.drejtesia.gov.al )

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (http://www.dhka.org.al)

Këshilli i Lartë Gjyqësor do ju informojë në vijimësi në lidhje me zhvillimet e reja dhe ju uronshëndet dhe siguri!”

Top Channel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat