Rama sqaron shpërblimet: 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë

Shqipëria

Rama sqaron shpërblimet: 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 12:36
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama me një reagim në twitter ka sqaruar çështjen e shpërblimit për bluzat e bardha.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!“, shkruan Rama referuar dhe një reagimi të mëhershëm sot të personelit të urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës, i cili ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Kryeministri thotë më tej se :Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat