Balluku fsheh dështimet, rikthehet në bypassin e Fierit, harron prioritetet

Shqipëria

Balluku fsheh dështimet, rikthehet në bypassin e Fierit, harron prioritetet

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas një periudhe të gjatë gjumi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë u kujtua më në fund të flasë për investimet, të harruara këto që prej dhjetorit 2018. Edhe aeroporti i Vlorës i trumbetuar si një sukses tashmë është pezulluar. Ndërsa mbeten ende premtime vepra si hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas apo akset rrugore Thumanë-Kashar, Milot-Balldren, Orikum-Dukat e  Kardhiq-Delvinë. 

Në pikun e shpërthimit të koronavirusit, edhe ministrja Belinda Balluku, është rishfaqur në media për të folur mbi investimet në bypasin e fierit

Por prej dhjetorit të vitit 2018, ajo çka është lënë pas duket se janë bllokimi i investimeve.

Aeroporti i Vlorës u deklarua si sukses i madh, por territori ku do të ndërtohej, mbetet zonë e pashfrytëzuar. Gara u hap në Dhjetor 2019 dhe  është shtyrë dy herë. Madje aktualisht investimi 98 milionë eurosh është pezulluar.

Edhe aeroporti i Kukësit mbetet pa përfunduar. Kontrata me vlerë 8 milionë euro u nënshkrua në 2019 dhe punimet duhej të mbaronin në Prill 2020, por ende…

Në Rinas Auditi i sugjeroi shtetit shqiptar në Janar 2019 ti kërkonte koncesionarit të Rinasit kompensimin e 84 milion eurove. Pas 1 viti e 3 muaj, MIE nuk ka kryer asnjë veprim. Të ardhurat e munguara për shtetin së paku 84 milion euro.

Edhe në sektorin e energjetikës është e njëjta situatë.

Për impiantin fotovoltaik të Karavastasë, me vlerë investimi 100 milionë euro, afati për dorëzimin e ofertave dhe fazën e parë të kualifikimit u premtua të bëhej në 7 Prill. Dorëzimi i ofertave u shty dy herë nga 16 Marsi në 30 Mars e më pas 30 Prill.

Edhe në impiantin e Akernisë, me vlerë investimi 70 milionë euro, situata është e njëjtë kontrata e nënshkruar me kompaninë fituese të garës por e zvarritur nga ministria prej më shumë se 1 viti dhe tashmë e bllokuar.

Por dhe në investimet në infrastrukturë nuk ka shumë për të thënë, . hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas mbetet vetëm në fjalë, e po ashtu dhe  aksi rrugor Thumanë-Kashar, aksi rrugor Milot-Balldren, Orikum-Dukat, Kardhiq-Delvinë, vazhdojnë të mbesin premtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat