30 mijë kite nga SHBA, Rama: Basha ia fut kot! Numri i testeve s’varet nga stoku

Shqipëria

30 mijë kite nga SHBA, Rama: Basha ia fut kot! Numri i testeve s’varet nga stoku

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:54
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha dhe kërkesës së tij për të zgjeruar rrjetin e testimeve për koronavirusin, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mundësuan mijëra kite testimi për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama thotë se patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve.

Megjithatë ai shton se “Kjo nuk domethënë fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku. Në qoftë se Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! Lulzim Basha dhe PDD vazhdon ia fut kot. Pikë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat