Gjesti humanitar i zjarrfikëseve të Gjirokastrës, dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

Shqipëria

Gjesti humanitar i zjarrfikëseve të Gjirokastrës, dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:55
Gjirokastër

Situata e vështirë që koronavirusi ka krijuar në Shqipëri ka sjellë një ulje drastike të dhurimit të gjakut, për shkak të frikës dhe pasigurisë së krijuar në vend.

Kjo rënia ka sjellë ulje të rezervave të gjakut dhe për këtë prej ditësh Banka e Gjakut ka apeluar që qytetarët të dhurojnë si gjithmonë pasi siguria gjatë procesit është maksimale .

Thirrjes së Bankës së Gjakut i është përgjigjur Reparti i Zjarrfikësve Gjirokastër, pjesëtarët e të cilit kanë dhurua gjak duke u solidarizuar dhe bërë një gjest humanitar për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë si talasemikët.

Ky aksion humanitar ka marrë vlerësimin maksimal të Bankës së Gjakut por dhe pacientëve jeta e të cilëve varet nga ajo qese gjaku.

Drejtuesja e Bankës së Gjakut në Gjirokastër, Jetmira Bashari apeloi që banorët të dhurojnë gjak në këto ditë të vështira pasi është një veprim veçse human, por edhe shpëtues jete për çdokënd që gjendet në pozitë të vështirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat