Drejtoresha e ISHP-së: Pritet lehtësimi i masave, por duhet kujdes nga qytetarët

Shqipëria

Drejtoresha e ISHP-së: Pritet lehtësimi i masave, por duhet kujdes nga qytetarët

Më: 7 prill 2020 Në ora: 21:27
Albana Fico

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se është ende herët për të kryer analizat e gjakut që saktësojnë diagnozën ndaj koronavirus.

Ajo vlerësoi lehtësimin e masave shtrenguese dhe këshilloi qytetarët që të respektojnë rregullat në këtë periudhë.

Rënia e numrit të të infektuarve në vendin tonë i atribuohet gjurmimit të saktë të lidhjeve apo kontakteve që mund të kenë pasur personat që më parë kanë rezultuar pozitivë më COVID-19.

Por sa i takon analizës së gjakut e cila vërteton nëse një person e ka kaluar ose jo këtë virus, sipas drejtores së Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, ajo do të aplikohet kur të jetë gati.

Në Shqipëri pritet një lehtësim i masave shtrënguese. Fico thotë se nuk duhet abuzuar në këtë moment pasi mund të prodhohen pasoja të mëdha.

Drejtoresha e ISHP per Klan ngulmon në respektimin e masave që duhet të respektojne vetë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat