Shtyhen rekrutimet e reja në administratën shtetërore

Shqipëria

Shtyhen rekrutimet e reja në administratën shtetërore

Më: 8 prill 2020 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Administrata Publike ka shtyrë të gjitha rekrutimet e reja të nëpunësve për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Në njoftimin e publikuar në faqen e DAP-it thuhet:

Në vijim të gjendjes së emergjencës shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar Urdhrin nr. 222, datë 01.04.2020 “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”.

Në zbatim të këtij urdhri, Departamenti i Administratës Publike njofton pezullimin e të gjitha procedurave të rekrutimit në shërbimin civil deri në një njoftim të dytë.

DAP po punon për dizenjimin e zgjidhjeve dhe metodave teknologjike për të përshtatur platforma online në funksion të zhvillimit të procedurave të konkurrimit, duke respekuar masat për parandalimin e COVID-19.

Pas heqjes së masave parandaluese, DAP do të rivendosë në afat shpalljet përkatëse të publikuara dhe do të vijojë normalisht me zhvillimin e procedurave të konkurrimit në shërbimin civil” thuhet në njoftimin e DAP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat