A mund të riinfektohemi nga koronavirusi? Pëllumb Pipero jep përgjigjen e prerë

Shqipëria

A mund të riinfektohemi nga koronavirusi? Pëllumb Pipero jep përgjigjen e prerë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:28
Pëllumb Pipero

Ndërkohë që e gjithë bota po shikon të domosdoshme gjetjen e një vaksine për të shpëtuar nga ky armik i padukshëm sikurse është COVID-19, mjeku Pëllumb Pipero shprehet se në këtë fazë të pandemisë në të cilën ndodhemi nuk është e rëndësishme vaksina por gjetja e kurës.

Pipero nga “Provokacija”, është shprehur se analizat serologjike është e domosdoshme që të bëhet por jo në këtë periudhë pasi nuk do të ketë rezultate të qarta. Sipas tij është e rëndësishme që për të pasur një raport të qartë në kuadër të kësaj vaksine është e rëndësishme që ajo të bëhet pas një periudhe 3 ose 6 muajsh nga shfaqja e pandemisë.

Gjithashtu ai ka theksuar se është e pamundur që ti shmangemi prekjes nga Covid 19, është një virus i paparashikueshëm, mënyra e vetme e mbrojtjes është shmangia e kontakteve dhe distancimi social.

Pjese nga biseda:

Ne sot dhe bota kemi nevojë dramatike për kurën apo vaksinën?

Në këtë moment duhet kura, pasi vaksina e përdorur në mes të pandemisë ka pak rezultate dhe pritshmëri. Na duhet një medikament për të minimizuar pasojat dhe për të mbrojtur personat që nuk kanë rënë në kontakt, mjekët, policinë, gazetarët etj.

Dje u fol për një testim serologjik, apo analiza gjaku që do të testojnë natyren imunitare që ka njeriu?

Patjetër që mund të bëhet dhe është një gjë shumë e mirë, ka kosto por është e domosdoshme dhe duhet të bëhen në kohën e duhur. Analizat serologjike dëshmojnë se sa persona sa është incidenca duke marrë një kampion monstrash që zgjidhen rastesisht për të parë se sa prej tyre kanë krijuar antikorpe për Covid 19 që do të thotë se sa kanë qenë në kontak, por kjo do të paktën 3 deri në 6 muaj pas fillimit të pandemisë, pasi rezultatet mund të jenë të sakta por jo të qëndrueshme. Kjo lloj metode shikon në fazën akute nëse do e alikonim tani që unë mendoj se nuk ka arsye ta aplikojmë në masë për të parë se sa persona janë të infektuar dhe më pas sa janë të imunizuar. Nesë ky virus rikthehet në vjeshte ne kemi mundësinë për të parë se sa përqind e popullsisë është e rrezikuar.

Sistemi jonë imunitar nga se përcaktohet, a ka natyre nacionale. Nëse ne në shqiptarët kemi një natyre tjetër dhe francezët tjetër?

Ne shqiptarët përveç inatit nuk kemi një sistem ndryshe nga të tjerët. Ne shqiptarët kemi një fat pasi nga sistemi i kaluar kemi një kulturë të gjërë vaksinimi kemi mbulesë vaksinimi mbi 70 % që për një sërë sëmundjesh jemi të imunizuar. Por përballë këtij virusi asnjë nuk është i paprekshëm, askën mos ta gënjejë mendja, ky virus hapa pas hapi po hedh poshtë të gjithë teoritë e vetmja mundësi për tu shmangur është të shmangim rënien në kontakt me të.

A mund të riinfektohet një person?

Sipas të dhënave të fundit rezulton se jo nuk mund të ndodhe sepse mund të fitojë imunitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat