Shtohet një tjetër rast me koronavirus në Elbasan, si u infektua

Shqipëria

Shtohet një tjetër rast me koronavirus në Elbasan, si u infektua

Më: 8 prill 2020 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një rast tjetër me koronavirus në qytetin e Elbasanit e çon në 12 numrin e personave të infektuar.

Pasi u morën 12 tamponët e familjes, rezultoi pozitive edhe bashkëshortja e biznesmenit 46-vjeçar që u konfirmua ditën e djeshme, raporton Ora News. Rasti i fundit nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.

Pronari i lokalit u infektua nga koronavirusi dhe dyshimet janë se infektimi ka ardhur zinxhir nga miqësia e tij me dy persona të tjerë që kanë dalë pozitivë më herët.

Paraditen e së hënës, ai shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi, që është emërtuar Covid-2.

Sipas hetimeve të mjekëve, restoranti mund të jetë vatra më e madhe e përhapjes në qytetin e Elbasanit pasi një pjesë e madhe e të infektuarve mund të kenë patur kontakt me pronarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat