Kryetari i Bashkisë së Sarandës merr vendimin drastik

Shqipëria

Kryetari i Bashkisë së Sarandës merr vendimin drastik

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:07
Sarandë

Në qytetin e Sarandës agjencitë e transportit publik kanë pezulluar udhëtimet e linjave interurbane, ndërsa vihet re një kufizim i lëvizjeve të automjeteve private dhe qytetarëve.

Tregjet e lokalet janë kyçur, ndërsa brenda qytet ka shumë pak lëvizje të qytetarëve.

Krahas këtyre masave është vendosur nga bashkia një kafaz hekuri për hyrje me rregull dhe dalje po ashtu, me një distancë 1.5 m larg njeri – tjetrit.

Të gjitha këto masa bëhen me qëllimin e vetëm që qytetarët të mos rrinë të ngjitur në treg duke iu ekspozuar kështu koronavirusit.

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma u shpreh se masat shtrënguese në dukje janë për të mirën e qytetarëve.

“Kemi marrë të gjitha masat për shkak edhe të grumbullimeve të njerëzve. Morëm masa shtesë duke vendosur rregullat dalluese respektuese për të respektuar distancën.

Duke e parë situatën vendosëm që në të gjitha pikat ku ka pasur grumbullime kemi vendosur shenja orientuese, duke përfshirë të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime ndaj qytetarëve. Këto masa në dukje shtrënguese janë për të mirën  e qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat