Ja kur do të hapen të gjitha bizneset në Shqipëri, Ministrja e Financave jep detaje

Shqipëria

Ja kur do të hapen të gjitha bizneset në Shqipëri, Ministrja e Financave jep detaje

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:11
Anila Denaj

Coronavirus ka shkaktuar edhe në Shqipëri një paralizë totale sidomos sa i takon bizneseve.

Ministrja e Financave dhe Ekonomise Anila Denaj gjatë emisionit “Ilva Now” në “Euronews”, tha se në fund të muajit maj mund të kemi hapje të të gjitha bizneseve në vend.

Sipas saj hapja e bizneseve do të bëhet në mënyrë të përshkallëzuar dhe brenda fundit të muajit prill do të jenë hapur një pjesë e bizneseve gjithmonë duke parë ecurinë e përhapjes së virusit.

Denaj shtoi se nëse përhapja e virusit do të jetë e kufizuar si aktualisht, fundi i muajit maj, mund të sjellë hapjen e të gjitha bizneseve në vend.

Ajo tha se papunësia në vend brenda një muaji mund të rritet me 50 deri në 60 mijë persona, por shifrat mund të jenë edhe më pesimiste, nëse situata do të vijojë e tillë për një kohë më të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat