“Lagjja-vatër”/ Shkon në 12 numri i të prekurve nga COVID-19 në Elbasan, e infektuar dhe gruaja e pronarit të restorantit

Shqipëria

“Lagjja-vatër”/ Shkon në 12 numri i të prekurve nga COVID-19 në Elbasan, e infektuar dhe gruaja e pronarit të restorantit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 11:38
Ilustrim

Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 është regjistruar në Elbasan, duke e çuar kështu në 12 numrin e të infektuarve.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e 46-vjeçarit, pronar i një restoranti pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, i cili që prej fillimit të javës, pasi rezultoi i infektuar me Covid-19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Sipas burimeve zyrtare pjesa dërrmuese e të prekurve janë banorë të lagjes “5 Maji” në qytetin e Elbasanit .

Kujtojmë që Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat