E gjithë familja rezulton pozitive me koronavirus, rritet numri i të infektuarve në Fier

Shqipëria

E gjithë familja rezulton pozitive me koronavirus, rritet numri i të infektuarve në Fier

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:01
Ilustrim

Gjashtë raste të reja kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit në Fier. Anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad janë infektuar me sëmundjen.

Mes anëtarëve të familjes ka edhe fëmijë, por është e paqartë se si janë infektuar.

“Të 6 anëtarët kanë shfaqur njëkohësisht simptoma dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpërmjet numrit të Urgjencës dhe pas testit të 6 anëtarët rezultuan pozitiv”, raporton Abc News.

Ata ndodhen në banesën e tyre dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërkohë që mjekët ndjekin situatën e tyre herë pas here.

Dyshohet se virusi është marrë nga kontaktet e rastësishme apo mosrespektimi i distancimit social. Në përditësimin e situatës në vend gjatë orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi gjashtë rastet e reja por nuk dha detaje të tjera.

Me 6 rastet e ditës së sotme, numri total i të infektuarve në Fier ka arritur në 32.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat