Kryeprokurori: Paga e magjistratëve preket vetëm me ligj, kushdo të kontribuojë vullnetarisht

Shqipëria

Kryeprokurori: Paga e magjistratëve preket vetëm me ligj, kushdo të kontribuojë vullnetarisht

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:08
Olsian Çela

Pas thirrjes së Kuvendit ndaj institucioneve kushtetuese për t'iu bashkuar nismës së tij për përgjysmimin e pagave në ndihmë të  qytetarëve dhe bizneseve të prekur nga masat ndaluese të COVID 19 ka ardhur dhe reagimi i kryeprokurorit Olsian Çela.

Ky i fundit thotë se ligji e përcakton që paga e magjistratëve mund të cënohet vetëm me ligj.

Por marrë shkas nga situata e emergjencës së krijuar nga pandemia dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur nga qeveria, Çela thotë se është i nevojshëm edhe kontributi dhe solidariteti i magjistratëve dhe institucioneve të drejtësisë.

Ndaj ai mirëpret përkrahjen e kësaj iniciative nga çdo prokuror dhe oficer gjyqësor dhe u kërkon drejtuesve të prokurorive të marrin masat përkatëse administrative për t'i mundësuar çdo prokurori dhe oficeri gjyqësor dhënien e kontributit përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat